​Hoxhaj telefonatë me këshilltarin kryesor të Merkel: Kosova, me fat që ka miq si Gjermania

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një telefonatë me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me Hecker kanë biseduar për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së shkaktuar nga virusi.

Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se pjesë e diskutimit të tyre ishte edhe krijimi i një niveli të ri të marrëdhënieve mes dy shteteve në muajt e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker. Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së. Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm. Kosova është me fat që ka miq si kancelarja Merkel dhe Gjermania .

Kategoritë
LajmeVendi