​Hoxhaj e quan “seminar” takimin Hoti-Vuçiq në Bruksel

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar takimin e Hotit në Bruksel me Aleksander Vucicin. Ish-kryediplomati thotë se mënyra se si ishin ulur, ngjasonte më shumë me një seminar.

Sipas Hoxhajt edhe mënyra se si ishin caktuar ulëset isht e gabuar dhe që stafi i kryeministrit Hoti do të duhej të kujdesej dhe të interesohej rreth protokollit të takimit.

“S’është rastësi organizimi dhe ulja. Më shumë dukej si seminar. Nuk do të ishte problem që Borell e Lajcak të ulen në një anë, e kryeministri ta kishte përballë vetëm Vuçiqin. Kryeministri do të duhej të ketë një koncentrim në lidhje me atë se çfarë bën dhe çfarë flet”, ka thënë Hoxhaj në Frontal.

Hoxhaj thotë se mënyra se si ishin ulur ishte edhe gabim simbolik.

“Nëse flasim për takimin e fundit, ka qenë jo biletaral. Ulja ka qenë jo vetëm gabim por edhe simbolik. Këtu duhej të merrej stafi i kryeministrit. Por do të duhej edhe kryeministri ta ketë një kulturë, të dijë se është ulur në një tavolinë jo rastësisht”, ka shtuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet