​Hoti uron për Krishtlindjen Ortodokse

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët dduke thënë kjo festë kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore.

Ky është urimi i plotë i Hotit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, i nderuar Peshkop Teodosije, të gjithë ju besimtarë që sonte kremtoni Krishtlindjen, ushtarë të KFOR-it, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare që veproni dhe jetoni në Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste.

Festa e Krishtlindjes kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore. Prandaj në këtë ditë të mendojmë më shumë për ata që janë në vështirësi, t’iu shtrijmë dorën për t’iu dhënë shpresë e besim.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta me dëshirën që në secilën familje dhe shtëpi të mbretëroj dashuria, harmonia dhe begatia.

Urojë që këtë festë ta kalojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt për njëri tjetrin!

Gëzuar dhe bekime!

Kategoritë
LajmeVendi