​Hoti akuzon inspektoratin dhe policinë për moszbatim ta masave antiCovid

Shefi i ekzekutivit po akuzon policinë dhe inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e qeverisë për masat antiCovid. Derisa ka përmendur protestat që janë mbajtur gjatë këtyre ditëve, Avdullah Hoti thekson se përgjegjësia duhet të kërkohet në mënyrë zinxhirore.

Pas takimit Hoti të komitetit për vlerësimin e situatës me korona virus, Hoti tha se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Prishtinës pa leje, derisa nuk është ndërmarrë asgjë.

Ai para gazetarëve të shtunën ka njoftuar se nesër ose të hënën, do të jenë vlerësimet përfundimtare për të parë se cilat masa të reja duhet të ndërmerren.

Hoti: Vlerësimet e përgjithshme për menaxhimin e situatës janë tri instrumente

“Pas vlerësimeve që bëmë së bashku në nivel të komuniteteve bashkë në nivel në këtë grup që jemi këtu para juve, vlerësimet e përgjithshme janë këto: Të tri instrumentet e vetme që neve na mundësojnë që të menaxhojmë situatën janë: mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale. Nga ekspertët me renome botërore, nga ekspertët tanë vendor kur thjeshtësohet të gjitha çështjet ndalemi tek këto masa bazike të cilat duhet t’i respektojmë detyrimisht. Vetëm këto tri masa e ruajnë jetën e qytetarëve, derisa nuk kemi në dispozicion vaksinën për të trajtuar këtë pandemi. Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre. I kemi fuqizuar inspektoratin edhe me staf shtesë edhe me riorganizim në nivel të vendit për t’i dhënë të gjitha kompetencat e nevojshme për të zbatuar ligjin dhe vendimet e qeverisë për mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme, mbajtjen e distancës, dhe sigurisht kulturën e përgjithshme tonën për higjienë personale”, ka theksuar Hoti.

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se janë të shqetësuar me mos respektimin e masave në disa raste, dhe mos respektimin e nevojshëm të inspektoriatit dhe policisë.

Hoti: Zinxhiri komandues i institucioneve përkatëse duhet të marrë përgjegjësi për mos respektim të vendimeve

“Kemi pasur gjatë ditëve të fundit aktivitete sportive në masë pa leje, dhe pa i respektuar masat që i ka vendosur instituti, dhe masat që i ka vendosur qeveria. Ka pasur edhe protesta midis Prishtine, pa leje të policisë dhe pa i respektuar masat e qeverisë. Kjo nuk është e tolerueshme, nuk duhet të tolerohet dhe personat përgjegjës në zingjirin komandues komplet të institucioneve përkatëse duhet të marrin përgjegjësinë për mos respektim të vendimeve të qeverisë”, ka shtuar Hoti.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se shteti ka në dispozicion 700 shtretër, e që aktualisht në QKUK e spitale regjionale janë të shtrirë 570 pacientë.

Ushtruesi i detyrës të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka treguar 250 prej tyre janë në QKUK dhe 320 në spitale regjionale.

Krasniqi: 570 pacientë i kemi të shtrirë sot

“Nga 570 pacientë që i kemi të shtrirë sot, 250 i kemi në hapësirat e klinikave të QKUK-së dhe 320 në spitalet regjionale. Ndërsa, 10 ditë më herët e kishim të kundërtën, kishim më shumë të shtrirë në QKUK, dhe më pak në spitalet regjionale. Prandaj bëjmë vazhdimisht thirrje për respektim të masave, për parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe për të mos të vejnë në presion shërbimin spitalor dhe gjitha institucionet që të kemi nevoja për shtim të kapaciteteve shtesë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi u zotua se janë duke dhënë edhe shërbime të tjera në klinika, për pacientët të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore

Kategoritë
LajmeVendi