​Holanda zgjat orën policore të natës deri më 2 mars

Qeveria holandeze do të zgjasë shtetrrethimin natën të futur për shkak të COVID-19 deri më 2 mars, raporton Reuters.

Televizioni kombëtar holandez raportoi se qeveria do të mbajë një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës, në të cilën do të njoftojë zgjatjen e shtetrrethimit të natës.

Ora policore në Holandë u vendos më 23 janar, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe kjo lëvizje nga autoritetet çoi në protesta dhe trazira disa ditore.

Pas muajsh masash mbylljeje, numri i rasteve të reja në Holandë filloi të bjerë, por qeveria paralajmëroi që llojet e reja të virusit korona mund të çojnë në një valë të re pandemie.

Kategoritë
BotaLajme