​Haxhiu: Nuk jam nënkryetar i Sami Lushtakut, por i PDK-së

Vendimin e kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku dhe kryesisë, për ta shkarkuar nënkryetarin e kësaj dege, Bekim Haxhiu, ky i fundit e ka quajtur antiligjor dhe me fuqi zero.

“Vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë, lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë për KosovaPress se ky vendim është me fuqi zero dhe antiligjor, pasi ai nuk është nënkryetar i Sami Lushtakut, por i PDK-së.

“Për shkarkim vendos niveli qendror. Unë vazhdoj të jem në pozitën që kam qenë dhe vazhdoj të punoj edhe më fuqishëm në PDK. Jam deputet i PDK-së që tre mandate, nga më të votuarit. Jam anëtar i Këshillit Drejtues në qendër”, ka thënë Haxhiu dhe ka shtuar se PDK nuk është dinasi e akujt.

Krahas Haxhiu janë shkarkuar edhe 7 anëtar të PDK-së, të cilët janë asambleistë në Kuvendin Komunal.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet