​Haradinaj: S’do të përkrahim koncentrimin e gjitha pushteteve në dorën e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga ambicia për të parin e shtetit. Pas takimit me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, lideri i AAK-së tha është në përgjegjësinë e tyre për ta gjetur formulën e zgjedhjes së presidentit, pasi ai nuk e përkrah koncetrimin, siç tha të gjithë pushtetin në dorën e Kurtin.

Para gazetarëve, Haradinaj theksoi edhe se kërcënimi me zgjedhje të reja, në rast të moszgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, nuk është në favor të askujt.

Haradinaj: Detyra jonë nuk është me përkrah koncentrimin e gjitha pushteteve në dorën e Kurtit

 

“Fituesit e zgjedhjeve të gjejnë formulën me krijuar qeverinë. Shumicën për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, Në këtë rast si AAK nuk e kemi këtë mundësi me krijuar këtë shumicë me dy të tretat në parlament. Ajo çka na mbetet është një rol opozitar në shërbim të vendit…detyra jonë nuk është me përkrah koncetrimin e pushteteve në një dorë. Pra zotëri Kurtin. Populli ia ka dhënë votën, shumicën për krijimin e qeverisë, nuk ia ka dhënë dy të tretat edhe për presidentin. Është përgjegjësi e tyre si e bëjnë dy të tretat e votës, sepse kuorumi është votë. Si AAK do të marrim vendimet në organet e partisë si do të veprojmë në çdo rast”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se fituesit e zgjedhjeve duhet ta implementojnë rezultatin e 14 shkurtit, e jo ta qojnë vendin në zgjedhje të reja.

Haradinaj: Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt

 

“Fituesit e zgjedhjeve e mbajnë përgjegjësi me implementu rezultatin, jo me qu vendin në zgjedhje. Kuptohet se kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt. Por si AAK jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, jo tash por çdo herë”, tha ai.

Këtë takim me Kurtin, Haradinaj tha se ia ka përmendur edhe metodat e vjetra të përbashkëta të opozitarizimit, për të cilat tha se nuk do t’i përdorë karshi qeverisë së ardhshme.

Haradinaj: I tregova Kurtit se s’do të përdorim metodat e vjetra të opozitarizmit

 

“Dikur opozitën e kemi bërë së bashku me Kurtin, i tregova atij që nuk do të përdorim ato metodat tona të vjetra të opozitarizimit, që i kemi pas së bashku sepse edhe unë jam plak pak. Nuk mundem më me ato metoda. Por që do të jemi një opozitë me krijuar funksionimin e demokracisë pozitë-opozitë”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim edhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhaj

Kategoritë
LajmeVendi