​Haradinaj në Suharekë: AAK para dy dekadave ka pasur kundërshtim nga dy forcat politike

Sot në Suharekë është festuar 20-vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj, i cili udhëheq këtë parti, tha se rrugëtimi i saj ka qenë i vështirë, meqë sipas tij ka pasur kundërshtime nga dy forcat politike ekzistuese në atë kohë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka uruar gjithë qytetarët të cilët kanë përkrahur këtë parti për dy dekada.

Muharremaj: Uroj gjithë qytetarët e komunës që janë në aleancë

“Dhamë disa dekorata, për njerëzit që e kanë krijuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i falënderuam për punën që kanë bërë. Po ashtu sot dhamë edhe disa dekorata për donatorët që kanë përkrahur aleancën për vitin 2000. Unë shpreh rastin për të uruar të gjithë qytetarët e komunës tonë që janë në aleancë, jo vetëm në Suharekë, por kudo që janë”, tha Muharremaj.

E, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar të gjithë qytetarët e Suharekës të cilët “luftuan” pandeminë e koronavirusit, duke shtuar se rrugëtimi i partisë që ai udhëheq ka qenë i vështirë, pasi që siç tha, ka pasur kundërshtim të ndërsjellët të dy forcave politike ekzistuese.

Haradinaj: Në etapa të caktuara na është besuar udhëheqja e vendit

“Sot është edhe një ditë kthese sepse po fillon normaliteti më i plotë. Aleanca ka mbush 20 vjet në Suharekë, sot e festuam këtë 20-vjetor. Kryesisht, me një falënderim për ata që kanë qenë këtu në themelim, për ata që e kanë përkrahur, dhe fuqizuar aleancën. Aleanca është jashtëzakonisht e nderuar në Suharekë se qytetarët e Suharekës i kanë dhënë besim, ka qenë nder i madh për të qeverisur me Suharekën më herët në një mandat dhe po ashtu është nder tani të qeverisim me Suharekën në udhëheqjen e kryetarit Bali Muharremaj. Njëkohësisht në nivelin nacional me etapa caktuara na është besuar udhëheqja e vendit…Shihet pas 20 vjetësh se nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nisja jonë ka qenë e vështirë, sepse ka pasur në atë kohë një polarizim, kundërshtim të ndërsjellët të dy forcave politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet