​Haradinaj: Këto zgjedhje janë më rëndësi, na presin shumë sfida

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Ai tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi që vendin e presin sfida të mëdha.

Haradinaj: Këto zgjedhje janë më rëndësi, na presin shumë sfida

 

“E ushtruam të drejtën tonë për të votuar edhe unë edhe Anita. I lus të gjithë qytetarët e vendit që ta shfrytëzojnë të drejtën e vet, pra të votojnë. Këto zgjedhje janë më rëndësi që t’iu japim legjitimitet institucioneve të Kosovës që dalin nga këto zgjedhje, na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë edhe forcimi i brendshëm i vendit. Pra ju lutem votoni të gjithë”, tha ai.

Haradinaj ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi