​Hapet konsullata e Kosovës në Dusseldorf

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jahstme, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në përurimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf.

Ai ka thënë se përurimi i kësaj konsullate është bërë me qëllim që të forcohet e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Dusseldorfit në NRW.

Sipas tij, kjo konsulatë do të promovojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me ekonominë më të madhe në Evropë.

“Jam i lumtur që gjatë mandatit tim rrjeti diplomatik dhe konsullor i Kosovës është zgjeruar dhe ne jemi më afër diasporës sonë”, ka thënë ai.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet