​FSSHK kërkon masa të duhura mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë nga koronavirusi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka bërë thirrje publike Komisionit të posaçëm për parandalimin të koronavirusit që të ndërmarrë masa të duhura për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

“Punëtorët shëndetësorë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni – informata këto që vijnë nga terreni. Të nderuar anëtarë të Komisionit, ju lutemi të merrni masa parandaluese me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve shëndetësorë aty ku mund të kemi probleme nga stafi teknik apo sanitar e deri te profesionistët shëndetësorë”, thuhet në komunikatë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie 24 orë që të marrë urdhra nga Komisioni i posaçëm për parandalimin të koronavirusit.

Kategoritë
LajmeShëndetësi

Të ngjajshmet