​Franca miraton kodin e veshjes për deputetët

Franca miratoi sot një kod veshje dhe sjelljeje për deputetët e saj, pas “skandaleve mediatike” të së majtës radikale, të denoncuara ashpër nga deputetët e partisë së presidentit, Emmanuel Macron.

Në fillim të dhjetorit, deputeti François Ruffin (LFI, i së majtës radikale) ishte ulur në radhët e Asamblesë Kombëtare (dhoma e ulët) me një fanellë ngjyrë të gjelbërt të një ekipi të vogël të futbollit amator të rajonit të tij.

Pak më parë, deputetë të së njëjtës parti, nën drejtimin e provokuesit Jean-Luc Mélenchon, u spikatën duke vënë në dukje Kodin e punës për të denoncuar reformën e tij, apo më tej me konserva apo paketime me makarona me vlerë 5 euro kundër një ulje të barasvlershme të bonusit për strehim të kërkuar nga qeveria.

Këto veprime u dënuan si “skandale mediatike” nga ana e kryetarit të Asamblesë, François de Rugy, anëtar i Republikës në Lëvizje (LREM), partia e presidentit, Emmanuel Macron.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet