​Franca aprovon vaksinën AstraZeneca

Këshilli i Lartë i Shëndetit i Francës miratoi sot përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, katër ditë pas lëshimit të miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave, duke vërejtur se kjo vaksinë u jepet vetëm personave nën moshën 65- vjeç.

Një raport i Reuters thotë se vendimi i Këshillit të Lartë të Shëndetit të Francës u shoqërua me një rekomandim që njerëzve të moshës 50 deri 65-vjeç me probleme shëndetësore t’u jepet përparësi vaksinimi me AstraZeneca.

Një rekomandim i ngjashëm për vaksinën AstraZeneca është lëshuar nga autoritetet zyrtare shëndetësore në Itali, Austri dhe Gjermani.

Përveç miratimit për përdorimin e vaksinës AstraZeneca, vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech u miratua gjithashtu në Francë.

Kategoritë
BotaLajme