​Flet miku i Salah: Është i pakënaqur në Liverpool dhe kjo është njëra nga arsyet

Mohamed Salah është i pakënaqur në Liverpool dhe gjigantët e Premier Ligës po mendojnë të shesin yllin egjiptian, sipas ish-shokut të tij të egjiptit Mohamed Aboutrika.

Salah, i cili ka luajtur në nivele të larta që kur arriti në “Anfield Road” në vitin 2017, refuzoi të përjashtojë një lëvizje në Real Madrid ose Barcelona gjatë një interviste të fundit për gazetën spanjolle “AS.”

Sulmuesi gjithashtu tha se ishte i zhgënjyer që nuk u bë kapiten për ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Midtjylland më parë këtë muaj.

Aboutrika, i cili luajti 100 ndeshje për Egjiptin, tha se Salah ishte i pakënaqur në Liverpool, përcjell KosovaPress.

“Unë e thirra Salahin dhe biseduam për situatën e tij në Liverpool dhe ai është i mërzitur, por kjo kurrë nuk do të ndikonte në performancën e tij në fushë,” tha ai për “beIN SPORTS.”

“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ai më tha arsyet pse nuk është i lumtur, por ato janë sekrete dhe unë nuk mund të flas në lidhje me këtë në publik. Një nga arsyet që e bëri Salahin të zemërohej ishte që ai nuk ishte kapiten kundër Midtjyllandin ”

Salah u bashkua me Liverpoolin nga Roma për 42 milionë euro në mes të viti 2017.

Aboutrika beson se kampionët e Premier Ligës po mendojnë të shesin sulmuesin 28-vjeçar.

“Sipas mendimit tim, Liverpool po konsideron shitjen e Salah për qëllime ekonomike,” tha ai.

Salah ka shënuar 110 gola në 173 paraqitje në karrierë për Liverpoolin, përfshirë 16 në 21 ndeshje në këtë sezon.

Kategoritë
LajmeSport