​FBI arreston ish-të dashurën e Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtore e gjatë e të akuzuarit për abuzim seksual Jeffrey Epstein, është arrestuar, tha sot një zëdhënëse e FBI.

Avokatja e SHBA-së për Qarkun Jugor të Nju Jorkut tha që do të ngre akuza kundër Maxwell gjatë ditës për “rolin e saj në shfrytëzimin seksual dhe abuzimin e të miturve nga Jeffrey Epstein”.

Maxwell u tërhoq nga syri i publikut pas vdekjes së Epstein, një financier i akuzuar për përdhunim dhe trafikim seksual të të miturve për gati dy dekada.

Disa nga viktimat e Epsteinit pretendojnë se Maxwell i joshte ata në shoqërinë e tij dhe se ata ishin abuzuar seksualisht nga miqtë e tij të fuqishëm dhe ai.

Maxwell u arrestua këtë mëngjes në Bradford, New Hampshire, tha zëdhënësja e FBI, Adrienne Senatore.

Ajo do të paraqitet në gjykatën federale të enjten, thanë burime për Reuters.

Maxwell është ish e dashura e Epstein dhe ka qenë në rrethin e tij të brendshëm për një kohë të gjatë. Në një artikull të Vanity Fair të vitit 2003, Epstein e përshkroi si “miken e tij më të mirë”.

Epstein u gjet i vdekur në një burg federal të Nju Jorkut në gusht të vitit të kaluar, ku ishte në pritje të gjykimit nën akuzat për trafikim të skllevërve të seksit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet