​Edhe 6 persona të vdekur nga Covid-19, shkon në 164 numri i përgjithshëm

Në 24 orët e fundit në Kosovë NGA Covid-19 kanë humbur jetën 6 persona, duke e quar në 164 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Ndërsa janë shënuar 213 raste të reja dhe 109 të shëruar. . Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste, nga të cilët 3.614 janë shëruar dhe 2.902 raste mbesin aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet