​E ardhmja e Van Dijk, Liverpooli gati t’i ofrojë edhe pesë vite kontratë

Gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar se Liverpooli do të fillojë bisedimet me Virgil van Dijk rreth një kontrate të re me klubin.

Romano pretendon se të dy palët janë të lumtur me situatën aktuale dhe një zgjatje e kontratës pesë-vjeçare është në tryezë për holandezin, përcjell KosovaPress.

Ai gjithashtu shton se Liverpooli po planifikon për të ardhmen me van Dijk dhe nuk janë të gatshëm ta shesin atë, me Jurgen Klopp i cili është një tifoz i madh i qendërmbrojtësit.

Duke folur për “Que Golazo”, Romano dha një azhurnim mbi statusin e kontratës së van Dijk.

“Liverpool dëshiron që në vitin e ri të hapë bisedime të reja me agjentin e Virgil van Dijk për të zgjatur kontratën e tij.”

“Ata janë shumë të lumtur me lojtarin, dhe Van Dijk është po ashtu i lumtur me Liverpooli, kështu që menjëherë pas dëmtimit të tij ata thanë “ Mirë, jeni i dëmtuar, por, ju jeni lideri ynë, kështu që ne gjithashtu ju duam në të ardhmen.”

Kategoritë
Sport