​Dy kryetarë komunash kërkojnë nga Qeveria ta heqë kufizimin e lëvizjes

Dy kryetarë të komunave, ai i Gjakovës dhe i Prishtinës, po kërkojnë nga Qeveria që ta heqin kufizimin e lëvizjes, pasi që po konsiderojnë se në ato periudha po krijohen tollovi dhe kështu po rrezikohet edhe më shumë përhapja e koronavirusit.

“Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht, sonte, ta heqë vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës. Ky vendim po del të jetë tepër i gabueshëm. Në orët kur lejohet lëvizja po ka turma të njerëzve që vrapojnë për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera. Urgjent ju lutem”, kashkruar në llogarinë e tij në FCB, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardina Gjini.

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka kërkuar po të njëjtën gjë.

“Ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbrëmjes deri në mëngjes”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet