​Dodik: Rusia dhe Kina nuk do të pranojnë rishikimin e Rezolutës 1244

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi sonte se beson se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se as Rusia dhe Kina nuk do të pranojnë rishikimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dodik tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti disa herë se nuk do të pranonte pavarësinë e Kosovës, dhe se dy fuqitë e mëdha, si Rusia dhe Kina, nuk do të pranonin as ndarjen eventuale.

“Nëse dikush vjen në pozitën e shpalljes së Kosovës të pavarur pa vullnet, pse nuk duhet të zbatohen të njëjtat rregulla për Republikën Serbe”, tha Dodik.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet