​Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e Artë në Doha të Katarit

Ekipi kosovar i xhudos i cili mori pjesë sot në Mastersin e xhudos në Doha të Katarit po rrëmben trofe shumë të rëndësishëm duke e përfaqësuar denjësisht vendin tonë.

Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Numri një në botë, Krasniqi mposhti në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.

Ndërkohë që kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të luftojnë për medaljen e bronztë.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, u mund në gjysmëfinale nga Amandine Bouchard (Francë), pas penalizimeve, ndërsa Gjakova u mund nga Tasukasa Yoshida(Japoni).

Kategoritë
LajmeVendi