​Del autopsia e Maradonnas, mësohen shkaqet e vdekjes së tij

Diego Maradona nuk kishte alkool ose ilaçe narkotike në trupin e tij në kohën e vdekjes, ka zbuluar autopsia e tij, sipas raporteve nga Argjentina.

Sipas agjencisë së lajmeve “Télam”, raporti më i fundit zbuloi, megjithatë, praninë e barnave të përdorura për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare më 25 nëntor në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Sipas agjencisë së lajmeve argjentinase “Télam”, një autopsi paraprake më parë këtë muaj përcaktoi se Maradona vdiq në gjumë pasi pësoi një edemë akute të mushkërive, në mënyrë efektive një grumbullim i lëngjeve në mushkëri. Kjo ishte “sekondare ndaj dështimit kronik të përkeqësuar të zemrës” dhe një “kardiomiopati e zgjeruar”, thuhet në raport, përcjell KosovaPress.

Agjencia e lajmeve shtoi se raporti i fundit deklaroi se asnjë substancë alkoolike ose ilaç ilegal nuk ishte i pranishëm në trupin e Maradonës në kohën kur ai vdiq..

Në këtë raport gjithashtu u zbulua se veshkat dhe mëlçia e Maradonës ishin dëmtuar rëndë dhe se zemra e tij peshonte më shumë se 500 gram, afërsisht dy herë më shumë se tek një person mesatar.

Kategoritë
Sport