​Çfarë moti do të kemi në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet