​Britani e Madhe: Një variant i ri i COVID-19 identifikohet në dy individë

Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) njoftoi sot se një variant i ri i virusit korona është identifikuar në Britaninë e Madhe te dy persona që ishin kohët e fundit në Antigua.

Virusi i ri ka tipare të varianteve të tjera, por tani për tani nuk do të kategorizohet si shqetësues, njoftoi PHE, raporton Reuters.

PHE gjithashtu deklaroi se varianti njihet si VUI-202103/01 ( B.1.324.1), shënuar si një variant nën hetim më 4 mars, i gjetur në juglindje të Anglisë te dy individë të cilët kohët e fundit udhëtuan në Antigua, ishull në Karaibe – Amerika Qendrore.

Kategoritë
BotaLajme