​Bizneset do të punojnë edhe të dielën në Mitrovicë, reagon Agim Bahtiri

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që të punohet të dielave në këtë qytet. Mirëpo, me këtë vendim nuk po pajtohet kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se kjo është votuar nga një koalicion i fshehtë PDK-LDK.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri kathënë se kohë më parë ka marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi në Mitrovicë, vendim i cili është mbështetur nga shumica absolute e pronarëve të bizneseve dhe gjithë punëtorët.

“Ky vendim i imi iu mundësonte punëtorëve të pushojnë të dielen dhe këtë ditë ta kalonin pranë familjeve të tyre. Mirëpo, koalicioni i fshehtë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, PDK-LDK, i përkrahur edhe nga disa gulerac të partive që janë në shuarje, kanë marrë vendim në Kuvendin Komunal që të punohet të dieleve në Mitrovicë. Unë jam në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim i dëmshëm për qytetarët nga Kuvendi Komunal të anulohet si i paligjshëm. Po në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë unë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij. Të gjithë këtyre që për inati politike kanë marrë dhe po marrin vendime në dëm të qytetarëve, do t’ua kallxojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme sikurse më 2013 dhe 2017”, ka shkruar Bahtiri.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet