​Beqaj: 10 milionë euro investime në sektorin privat për nxitjen e ekonomisë

​Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në punëtorinë e TAIX-it për Programin COSME 2014-2020.

Në hapjen e kësaj punëtorie, Beqaj ka deklaruar se ekonomia e Kosovës si një ekonomi me popullsi të re, bilanc jo të favorshëm tregtar, eksporte të ulëta dhe papunësi të lartë, ka nevojë për një orientim strategjik.

Sipas njoftimit dërguar mediave u bë e ditur se Beqaj duke folur për punën e Ministrisë që ai drejton, ka përmendur edhe buxhetin prej 10 milionësh në sektorin privat.

“Besojmë se me buxhet prej 10 milion euro për këtë vit, investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijmë të krijojmë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, ka theksuar ministri Beqaj.

COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është përmirësimi i konkurrencës e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet