​BE-ja nuk dëshiron të hyjë në lojën e Boris Johnsonit për Brexit

Bashkimi Evropian po përgatitet për bisedime të vështira me kryeministrin britanik, Boris Johnson, pasi besohet se ai është i gatshëm të largojë Britaninë e Madhe pa marrëveshje dhe po luan në lidhje me frikën e këtij përfundimi për të përçarë të 27-të, sqaruan sot disa zyrtarë evropianë.

“Më e mira ia vlen të jesh i përgatitur për një ‘no deal’, pasi Boris Johnson është i besueshëm në lidhje me këtë kërcënim”, paralajmëroi një diplomat i nivelit të lartë, pasi u informua për përmbajtjen e bisedimeve javën e kaluar midis këshilltarit të Johnson dhe zyrtarëve të lartë evropianë.

“Ai do të përpiqet të luajë me panikun, që do të shkaktonte mungesa e marrëveshjes së Brexit për të krijuar ndasi mes evropianëve. Për momentin uniteti i të 27-tave është i dukshëm, por duhet parë”, theksoi ai./ATSH/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet