​BE: Bashkëpunim mes vendeve për të rihapur kufijtë për turistët

Duhet një koordinim dhe shkëmbim i informacionit midis shteteve anëtare dhe Komisionit Europian që gradualisht të garantojnë lirinë e lëvizjes në BE, deklaroi sot zëdhënësi i KE.

Zëdhënësi theksoi se “sot pasdite do të zhvillohet një mbledhje në nivel ekspertësh, e përqendruar në tematikat e kufijve”.

Në këtë kontekst duhen të shkëmbehen informacione për menaxhimin e kufijtë dhe kufizimet e lëvizjes.

Ndërkohë, po zhvillohen video konferenca javore midis ministrave të Brendshëm Evropiane dhe vendeve të zonës Schengen, në të cilat merr pjesë gjithashtu edhe Komisionerja e BE-së Ylva Johansson.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet