​Bahtiri takohet me ambasadorin Szunyog

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, sot kanë realizuar një takim pune me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh përfaqësues i posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Szunyog në Mitrovicë, kishte për fokus zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, ku edhe ka vizituar disa biznese.

Nga vizita e këtyre bizneseve në Mitrovicë, ambasadori Szunyog ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mikpritjen, duke e vlerësuar lart qasjen largpamëse dhe vendosmërinë e tij dhe të përfaqësuesve të bizneseve, për t’i adresuar sfidat dhe fokusin për zhvillimin e mëtejshëm në të ardhmen.

Gjithashtu kryetari Bahtiri së bashku me ambasadorin Szunyog kanë ecur përgjatë lumit Ibër, ku kanë parë për së afërmi zhvillimin e punimeve që janë kryer në të dy anët e lumit, projekti ky shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët e pjesës jugore, por edhe asaj veriore, thuhet në komunikatën për media.

Kategoritë
LajmeVendi