​Arsenal po e konsideron transferimin e Brandt

Julian Brandt është një nga lojtarët që është duke u konsideruar nga Arsenal, si zgjidhje e problemeve të kreativitetit në sulm, raporton “The Athletic”.

Arsenal ishte duke e monitoruar situatën e Dominik Szoboszlai, por hungarezi kompletoi një transferim tek skuadra gjermane RB Leipzig, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” mund të shpenzojnë në mekraton dimërore, nëse tekniku Arteta mbështetet nga krerët e Arsenalit.

Kategoritë
LajmeSport