​Argjentina fillon testimin e serumit të kuajve për trajtim e Covid-19

Argjentina ka filluar provat klinike për trajtimin e Covid-19 duke përdorur serumin hiperimun të zhvilluar me ndihmën e antitrupave nga kuajt.

Serumi merret duke injektuar proteinën SARS-CoV-2, e cila bën që kafshët të prodhojnë një sasi të madhe antitrupash neutralizues.

Plazma më pas nxirret nga kali, pastrohet dhe përpunohet. Pas rezultateve pozitive të testeve laboratorike, 242 persona të cilët u diagnostikuan me Covid-19 në formë të moderuar deri të rëndë, do të marrin pjesë në provat klinike të efikasitetit në serum, raporton Reuters.

Rezultatet e para të testit priten midis tetorit dhe nëntorit. Afro 175,000 raste të koronavirusit janë konfirmuar në Argjentinë, dhe rreth 3.200 njerëz kanë vdekur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet