​Ambasadori Orlando takon Osmanin e Kurtin: Italia vazhdon mëbshtetjen për Kosovën

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, të cilët i ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës.

Përmes një shkrimit në Twiter, Orlando ka thënë se në këto takime të ndara kanë bashkëbiseduar për hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë së re.

Po ashtu Orlando ka ofruar mbështetjen e shtetit të Italisë për Kosovën.

Ky është shkrimi i tij:

Sot, në një takim angazhues me Ushtruesen e Detyrës se Presidentes, Vjosa Osmani. E urova atë për zgjedhjet e suksesshme dhe të rregullta, diskutuam për hapat e ardhshëm në finalizimin e shpejtë të institucioneve dhe konfirmuam gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në muajt e ardhshëm.

Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik.

Kategoritë
LajmeVendi