​Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë

Nga java që e ardhshme, testet për Covid-19 janë obligative për të gjithë ata qytetarë që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një postimi sot në Facebook.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutemi të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës.

Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen testet për Covid-19 janë obligative.

Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: distancë, maskë, higjienë!

Në vijim mund të gjeni të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin për Testin që duhet bërë posa të hyni në Gjermani:

https://www.bundesgesundheitsministerium.de/coronavirus-infos-reisende.html?fbclid=IwAR1y7ggrmpcyGGEms5GorrE5KgdY1Z96_T03h-r3rHIPday_fQp3Cvqq8Uo

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet