​Aliu kërkon rikthimin e reciprocitetit, kritikon Hotin se po pranon çdo kusht të Vuçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

Aliu: Kosova duhet të vendos reciprocitetin me Serbinë

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa i ka përmendur atij edhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

Aliu: Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuçiqi

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuqiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, tha ai.

Kategoritë
Lajme