​Alderweireld drejt largimit nga Tottenhami, gati ta blejë Manchester United

Mbrojtësi belg ka kërkuar të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Duke mos arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi rinovimin e kontratës, Tottenham duket se është dorëzuar për mbrojtësin Toby Alderweireld.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të gatshëm që ta shesin belgun për një shumë prej 26 milionë funtesh, në mënyrë që të mos e humbasin atë si lojtar të lirë vitin e ardhshëm.

30-vjecari ka një kontratë deri në qershor 2020, ndërkohë që për shërbimet e tij ka insistuar së tepërmi Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, pritet që gjatë verës të hyjnë në bisedime me Tottenhamin për blerjen e lojtarit belg, që pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet