​Aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar sot një aksion simbolik para Zyrës të Bashkimit Evropian në Prishtinë në shenjë proteste për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata me këtë rast kanë vendosur një pëlhurë në hyrje të Zyrës së BE-së, në mënyrë që ky institucion evropian të reflektojnë për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht kanë mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit të Evropës.

“BE tash e një kohë është duke e larguar nga agjenda çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë plotësuar të gjitha kriteret. BE përmes këtyre veprimeve po tregon qasje ksenofobike ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke i diskriminuar dhe privuar nga lëvizja e lirë pa ndonjë arsye logjike dhe demokratike”, thuhet në një komunikatë për media.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet