​A ndihmojnë vaksinat që kemi marrë kundër koronavirusit?

Ndërsa mund të nevojiten muaj të tërë për prodhimin e një vaksine të vetme kundër koronavirusit, disa studime po eksplorojnë efektin e mundshëm mbrojtës të vaksinave të tuberkulozit.

A mund që vaksina e tuberkulozit -BCG të mbrojë personelin mjekësor nga COVID-19?

“Ne e kemi ditur për dekada që vaksina BCG ka efekte të dobishme jo të veçanta, që do të thotë se mbron kundër sëmundjeve përveç tuberkulozit për të cilën është prodhuar”, tha Kami Lot, drejtuesi i Departamentit të kërkimit në Institutin Pasteur në Lille, për AFP.

Fëmijët e vaksinuar me BCG kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundje të tjera të frymëmarrjes, dhe kjo vaksinë gjithashtu mund të mbrojë nga astma dhe sëmundjet autoimune siç është diabeti tip 1.

Është sugjeruar që një vaksinë e tuberkulozit mund të ketë një efekt të ngjashëm në koronavirus, ose duke zvogëluar rreziku n e infeksionit ose duke zvogëluar ashpërsinë e simptomave.

Stafi mjekësor duhet të “përdorë më shumë këtë qasje”, mendon Kami Lot, i cili përfundon protokollin e provës klinike në Francë, pasi ata janë “më të rrezikuar të sëmuren” dhe për këtë arsye është e rëndësishme të mbrohen.

Por studiuesit janë të kujdesshëm dhe ende nuk mund të konfirmojnë me siguri që BCG mbron nga koronavirusi.

“Kjo është pikërisht arsyeja për të marrë pjesë në këtë hulumtim”, thekson Mihai Netea, profesor i mjekësisë eksperimentale në Institutin e Mjekësisë në Universitetin Radboud në Holandë, i cili raportoi dy javë më parë për fillimin e një testi klinik në bashkëpunim me Universitetin e Utrecht që përfshin 1.000 profesionistë të kujdesit shëndetësor. 500 prej tyre do të marrin vaksinën dhe 500 do të marrin një qetësues.

“Nëse ka më pak njerëz në grup që marrin vaksinën BCG, të cilët për shkak të sëmundjes nuk mund të punojnë, atëherë ky do të jetë një rezultat i mirë”, shton eksperti i njohur për “imunitet të praktikuar”.

Ky term i fundit do të thotë që sistemi ynë imunitar i fituar, i cili zhvillon antitrupa, nuk është i vetmi që kujton. Sistemi ynë i lindur imunitar mund të përgatitet për një luftë më të suksesshme kundër kërcënimeve, falë një vaksine si BCG dhe vaksinës së rubeolës.

Përveç infeksionit viral, COVID-19 gjithashtu ka një formë të rëndë të reagimit të tepruar imunitar me prodhim të pakontrolluar të proteinave antiinflamatore, citokinave.

“Me vaksinimin e BCG, ky reagim imunitar inflamator mund të kontrollohet më mirë”, thotë Loren Legro, një ekspert në Institutin Kombëtar të Francës për Shëndetin dhe Kërkime Mjekësore.

“Vaksina vepron si një “ushtrim ushtarak në kohë paqeje” për të “mposhtur me sukses një armik në kohë lufte””, pohon Legro.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet