​A është humbur lufta për titull? Koeman përgjigjet pas barazimit me Valencian

Barcelona ka marr një tjetër rezultat jo të favorshëm në La Liga duke barazuar 2-2 në shtëpi me Valencian.

Ky fakt ka filluar t’i shqetësojë tifozët e Barcelonës pasta skuadra e tyre e zemrës dalëngadalë po rrëshqet nga lufta për titullin e kampionit në këtë edicion edhe pse trajneri Ronald Koeman nuk pranon të dorëzohet kur pyetet rreth kësaj çështje.

Pas ndeshjes, Koeman deklaroi:

“Ne luajtëm një ndeshje shumë të parregullt, kishte pak momente të mira, por e humbëm shumë zotërimin e topit dhe ishte e vështirë për ne të kontrollonim ndeshjen.”

“Unë nuk e largova Busquetsin nga loja sepse ai po bënte gjëra të gabuara, por unë doja që De Jong të bënte diçka më ndryshe”, theksoi më tutje trajneri holandez.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe kjo po e bën lojën pak më të çrregullt. Ne duhet të rritemi. Nuk e kemi humbur ligën akoma, ne humbëm shumë pikë, por mbeten shumë ndeshje për t’u luajtur. Është një sezon i vështirë për të gjitha ekipet.”, tha në fund Koeman.

Barcelona renditet në vendin e pestë më 20 pikë, nëntë më pak se Atletico Madridi e cila renditet në vendin e parë dhe gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kategoritë
Sport