​A e kërcënojnë njerëzimin viruse më të rrezikshme se koronavirusi?

Një sëmundje misterioze nga hapësira, e cila kërcënon të fshijë njerëzit nga faqja e Tokës ose të krijojë monstra, aktualisht është formula mitike e shkencës. A mund të bëhet realitet ky skenar fantastik?

Profesori Dov Greenbaum, drejtori i Institutit Akademik për Implikime Ligjore për teknologjitë e reja ‘Zvi Mejtar’, argumenton se kërkimi i jetës jashtë Tokës mund të jetë një kërcënim i infeksionit më keq se koronavirusi. Ai thotë se në kohën e udhëtimit të shpejtë dhe lehtësisë së lëvizjes, viruset përhapen shpejt dhe lehtë.

Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ai, hulumtimi në dekadat e fundit ka treguar që disa baktere bëhen më vdekjeprurëse dhe më rezistuese kur rriten në hapësirë.

Përkundër mitit të trillimeve shkencore të infeksioneve vdekjeprurëse në hapësirë, të përdorura, për shembull, në filmin Andromeda Strain, NASA vazhdon të eksperim entojë dhe dërgojë mostrat e baktereve të rritura gjenetikisht në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Edhe pse “përhapja e një virusi të huaj në jetën reale nuk ka të ngjarë”, Dov Greenbaum thotë se nuk duhet të jemi shumë optimistë.

“Në një studim të botuar vitin e kaluar, astrobiologët thonë se viruset mund të përhapen nëpër galaktikë madje edhe në shkëmbinjtë në dukje të vdekur të hapësirës, duke siguruar dëshmi të jetës ose të ndonjë ndryshimi në hapësirë,” përfundoi ai.

Më shumë sesa një formulë e trillimit shkencor?

Greenbaum thotë se nëse ekziston jeta aliene, “ekziston gjithashtu mundësia e futjes së infeksioneve të reja shumë më të rrezikshme sesa koronavirusi”.

Ndërsa NASA planifikon të marrë mostra shkëmbinjsh nga Marsi, misioni japonez Haybus 2 po lëviz nga misioni në asteroidin Rjugu me mostra shkëmbi. Ai do të arrijë më vonë këtë vit. Siç thekson Greenbaum, ekzisto n rreziku që një mision i tillë të sjellë viruse nga hapësira.

“Ndërsa shpresojmë që asnjë prej këtyre misioneve të mos sjellë ndonjë virus, ka të ngjarë që në një moment në të ardhmen të ndodhë,” përfundoi ai.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet