​A duhet të zbulohet privatësia e pacientëve të prekur me COVID19?

Pas dilemave të ngritura nga institucionet se a duhet të zbulohet privatësia e pacientëve të prekur me COVID19, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë PRAK konsideron se në situata jo të zakonshme si koronavirusi i ri ndryshojnë shumë rregulla duke përfshirë edhe privatësinë e pacientëve.

Në rastet si ky, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është institucioni kompetent për të balancuar interesin publik dhe privatësinë e pacientit, thuhet në komunikatë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si gardian i shëndetit të të gjithë qytetarëve duhet të vlerësojë se sa është e nevojshme të zbulohet privatësia në mënyrë që të mbrohen qytetarët potencial për tu prekur nga mungesa e informacioneve.

PRAK konstaton se zbulimi i informacioneve për pacient të caktuar, qofshin ato të dhëna personale, shëndetësore terapeutike etj. duhet të bëhet në mënyrë institucionale jo në mënyrë individuale.

Në rastet kur një pacient i infektuar ka pasur kontakt me shumë persona të cilët nuk mund të izolohen, IKSHPK ka kompetencë të jep të dhëna të pacientit si emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja por edhe ndonjë fotografi të pacientit, në mënyrë që pacientët potencialisht të prekur të vetizolohen, më këshillën që ta kontaktojnë IKSHPK për t’u testuar.

“Kur të publikohen të dhëna të tilla, IKSHPK duhet të arsyetojë publikimin e tyre në mënyrë që pacienti të mos stigmatizohet. Në raste të publikimit të të dhënave të pacientit, meqë ende nuk kemi fluks të pakontrollueshëm të rasteve, IKSHPK fillimisht duhet të kërkojë miratim për publikim nga ana e pacientëve madje është mirë të inkurajohen që ata vetë ta bëjnë publik rastin dhe pastaj të dhënat të dalin në publik”, thuhet më tej në komunikatë.

PRAK kërkon që asnjëherë të mos zbulohen më shum ë të dhëna se sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik, teksa përkrah idenë që pacientët e shëruar të publikohen, pasi kjo ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të qytetarëve.

Kategoritë
LajmeShëndetësi

Të ngjajshmet