​85 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektivë, 6 në gjendje kritike

Në raportin e Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.

42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.

Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv

që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.

Kategoritë
LajmeVendi