​3 të vdekur dhe 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore, nga Covid 19 kanë humbur jetën 3 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në 385.

Ndërsa numri i të infektuarve ka shënuar ulje, ku nga 973 teste të kryera vetëm 88 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 123 persona janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 8197, ndërsa aktive janë 3486 raste. Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70.

Në raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326.

Ministri Filipçe nga Sveti Nikolla tha se ka një rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në këtë komunë dhe kjo sipas tij lidhet me të infektuarit në Shtip.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet